Dy raste të ndara në Prishtinë, arrestohen 7 persona -Detaje se si femrat kishin marrë banesën me qira që e shfrytëzonin për prostitucion

Policia e Kosovës në dy raste të ndara në rajonin e Prishtinës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, gjatë kësaj jave ka ndërmarrë veprime në dy raste të ndara të kryerjes së veprës së prostitucionit. Në rastin e parë Policia e Kosovës pas dyshimeve për kryerje të veprës penale “Mundësim ose Detyrim në Prostitucion”…

Lajme

22/01/2025 14:22

Policia e Kosovës në dy raste të ndara në rajonin e Prishtinës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, gjatë kësaj jave ka ndërmarrë veprime në dy raste të ndara të kryerjes së veprës së prostitucionit.

Në rastin e parë Policia e Kosovës pas dyshimeve për kryerje të veprës penale “Mundësim ose Detyrim në Prostitucion” kanë arrestuar dy femra shtetase të Kosovës,  pasi dyshohet se të njëjtat kishin marrë një objekt banesor me qira, me qëllim të shfrytëzimit për kryerjen e kësaj vepre.

“Lidhur me rastin dy të dyshuar me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim, transmeton lajmi.net.

Kurse në rastin e dytë policia pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Prishtinë pas dyshimeve për kryerjen e veprës penale “Mundësim ose Detyrim në Prostitucion”  dhe “Ofrim i lokaleve për Prostitucion”,  kanë arrestuar katër persona (3 femra shtetase të Republikës së  Shqipërisë, dhe 1 mashkull Kosovar), nën dyshimin  se të njëjtit  në  dy lokale në Rajonin e Prishtinës dyshohet se kanë ofruar shërbime seksuale me pagesë.

“Të gjithë të dyshuarit me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar që të vazhdojë luftën kundër trafikimit me njerëz dhe veprave të tjera penale, me qëllim që t’i vë para përgjegjësisë personat e përfshirë në kryerjen e këtyre veprave”,thuhet në njoftimin e policisë./Lajmi.net/