Hoti: Sot varroset dëshmori Xheladin Kabashi, eshtrat e të cilit u identifikuan më 15 janar
Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjeturit, Andin Hoti, ka thënë se sot mbahet ceremonia rivarrimit të eshtrave të Xheladin Kabashit, të cilat u konfirmuan më 15 janar në Prekaz në bazë të hulumtimeve dhe raporteve analitike që janë bërë. Në një postim në Facebook, Hoti ka theksuar se më 15 janar 2025, familja…
Lajme
Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjeturit, Andin Hoti, ka thënë se sot mbahet ceremonia rivarrimit të eshtrave të Xheladin Kabashit, të cilat u konfirmuan më 15 janar në Prekaz në bazë të hulumtimeve dhe raporteve analitike që janë bërë.
Në një postim në Facebook, Hoti ka theksuar se më 15 janar 2025, familja e Xheladin Kabashit është njoftuar për identifikimin e tij, i cili ishte në listën e personave të zhdukur që nga lufta në Kosovë.
“Në nëntor 2023, Komisioni bashkë me Policinë e Kosovës dhe IML, ka zhvilluar gërmimet në lokacionin Prekaz, duke u bazuar në hulumtimet dhe raportet analitike. Me ç’rast janë gjetur trupat e 6 individëve”.
“Eshtrat e Xheladin Kabashit, të zhvarrosura nga lokacioni në Prekaz, u konfirmuan përmes procesit të identifikimit ADN. Ky është rasti i 5-të i identifikuar nga ky lokacion”, ka thënë Hoti.
Ai ka shtuar se varrimi do të mbahet tek varrezat e dëshmorëve në Polac.