Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në raportin 24 orësh të Policisë. Në Ferizaj një burrë është arrestuar pasi e ka sulmuar fizikisht gruan e tij. “DHUNË NË FAMILJE – Ferizaj / 18.01.2025 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër…
Lajme
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në raportin 24 orësh të Policisë.
Në Ferizaj një burrë është arrestuar pasi e ka sulmuar fizikisht gruan e tij.
“DHUNË NË FAMILJE – Ferizaj / 18.01.2025 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.”
Ndërsa në Klinë është arrestuar një burrë pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht babain e tij.
Në Pejë është arrestuar një burrë pasi dyshohet se ka demoluar shtëpinë.
“Pejë / 18.01.2025-14:45. Dyshohet se babai viktimës m/k, i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje i ka demoluar shtëpinë duke thyer edhe një TV dhe disa gota. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit, por pasi i është keqësuar gjendja shëndetësore i njëjti pas tretmanit mjekësor në Spitalin Rajonal është dërguar në QKUK në përkujdesje të policisë për trajtim të vazhdueshëm mjekësor.Rasti nën hetime.”
Në Mitrovicë të Veriut një burrë i ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike një gruaje.
“DHUNË NË FAMILJE- Mitrovicë Veri / 18.01.2025-17:50. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i cili dhe është përdorues i alkoolit është duke i shkaktuar dhunë fizike dhe psikike viktimës f/k. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime.”