Krasniqi: Fitorja e VV-së i bën dëm Kosovës, kundërkandidatët do ta mposhtin Kurtin

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi, thotë se është dëshpëruar nga ky subjekt politik, pasi që sipas tij nuk i ka synimet drejt majtistes dhe qëllimet e një partie social-demokrate. Madje, Krasniqi uron që në zgjedhjet e 9 shkurtit të mos fitojë VV-ja. Pasi që sipas tij do i bënte dëm Kosovës. “Unë kisha pas dëshirë…

Lajme

18/01/2025 08:15

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi, thotë se është dëshpëruar nga ky subjekt politik, pasi që sipas tij nuk i ka synimet drejt majtistes dhe qëllimet e një partie social-demokrate.

Madje, Krasniqi uron që në zgjedhjet e 9 shkurtit të mos fitojë VV-ja. Pasi që sipas tij do i bënte dëm Kosovës.

“Unë kisha pas dëshirë që VV-ja mos me i marrë 50 për qind të votave. Nuk kam dëshirë me ndodhë kjo për dy fakte. Në një i bën shumë dëm vendit, në kuptimin e kapjes së institucioneve. Në qoftë se Albini i fiton më shumë se 51 për qind, tash i rezistojnë disa institucione – këtu prinë Prokuroria për çdo lëvdatë, e cila nuk përkulet para Kurtit – është për krenari të kombit”, tha ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Ish-deputeti i Vetëvendosjes beson që kryeministrin aktual ta mposhtin kundërkandidatët.

“Nuk kam menduar që LVV-ja mundet me u bë kjo që është bërë sot. Kam menduar që do të bëhet parti social-demokrate e qendrës së majtë, ku disa njerëz intelektual – patriot të vërtetë, qytetarë të ndershëm kanë ambicie politike e bëjnë ndryshimin politik të vendit. Kam ngelur i dëshpëruar. Gjithçka është e koncentruar rreth një njeri të vetëm. Shpresoj dhe besoj që kundërkandidatet do ta mposhtin Kurtin”, deklaroi ai.