Kërcënohet me jetë kandidatja për deputete e LDK-së, Besa Gaxherri

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri është kërcënuar me jetë përmes rrjeteve sociale dje. Kjo është konfirmuar edhe nga vetë Gaxherri, që më parë ishte edhe pjesë e legjislaturës së Kuvendit të Kosovës. Gaxherri tregoi për mesazhet kërcënuese që i janë dërguar derisa ka qenë në një transmetim direkt…

Lajme

17/01/2025 12:03

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri është kërcënuar me jetë përmes rrjeteve sociale dje.

Kjo është konfirmuar edhe nga vetë Gaxherri, që më parë ishte edhe pjesë e legjislaturës së Kuvendit të Kosovës.

Gaxherri tregoi për mesazhet kërcënuese që i janë dërguar derisa ka qenë në një transmetim direkt të një emisionit, por nuk tregoi detajet.

E në lidhje me këtë çështje, lajmi.net ka kontaktuar dhe Policinë e Kosovës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova konfirmoi se rasti është paraqitur në polici.

Ai deklaroi se hetimet janë duke u kryer, por se deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar.

Ndryshe kjo nuk është hera e parë që zyrtarët shtetërorë, figurat politike e njerëz të rëndësishëm të vendit kërcënohen hapur nëpër rrjetet sociale./Lajmi.net/