Krasniqi nga Skenderaj ‘godet’ Kurtin: Kurrë kush s’i ka thanë “puna e mbarë”
Çka mundesh me prit prej këtyne njerëzve që kurrë kush s’ju ka thënë “puna e mbarë”? Kjo ishte pyetja që Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ngriti para mijëra të tubuarve në Skenderaj ku po zhvillohet tubim zgjedhor në prezantim të kandidatëve – ku i quajti “të paaftë e mburravecë” Lëvizjen Vetëvendosje.…
Lajme
Çka mundesh me prit prej këtyne njerëzve që kurrë kush s’ju ka thënë “puna e mbarë”?
Kjo ishte pyetja që Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ngriti para mijëra të tubuarve në Skenderaj ku po zhvillohet tubim zgjedhor në prezantim të kandidatëve – ku i quajti “të paaftë e mburravecë” Lëvizjen Vetëvendosje.
Krasniqi tha se me të ardhë PDK në pushtet “punën që ka nisur Thaçi do ta vazhdojë me dinjitet Bedri Hamza” duke e quajtur këtë të fundit “kryeministri më i mirë që mund ta ketë vendi”.
“Dua t’ju them diçka: pas 24 ditëve ne do ta zgjedhim një kuvend të ri, e pas kuvendin do ta kemi një qeveri tjetër – sepse bashkë me qytetarët, e sidomos këtu në Skenderaj, besoj që Kosova mundet më mirë”, tha Krasniqi.
“Kur Skenderaj mobilizohet PDK rikthehet si forca kresore politike”, tha ai. /Lajmi.net/