Policia arreston një shtetas turk në Tiranë, dyshohet për rekrutimin dhe shfrytëzimin e shtetaseve të huaja për prostitucion
Një 37-vjeçar turk, banues në Tiranë, ka rënë në prangat e policisë, i dyshuar për rekrutimin e shtetaseve të huaja përmes reklamimit të fotove në faqet online, për t’i shfrytëzuar ato për prostitucion. Operacioni policor, i koduar “Foreign Escort”, çoi gjithashtu në procedimin e penalisë të 9 shtetaseve të huaja për ushtrim prostitucioni. Shtetaset, të…
Lajme
Një 37-vjeçar turk, banues në Tiranë, ka rënë në prangat e policisë, i dyshuar për rekrutimin e shtetaseve të huaja përmes reklamimit të fotove në faqet online, për t’i shfrytëzuar ato për prostitucion.
Operacioni policor, i koduar “Foreign Escort”, çoi gjithashtu në procedimin e penalisë të 9 shtetaseve të huaja për ushtrim prostitucioni.
Shtetaset, të rekrutuar nga Kina dhe Kazakistani, ushtrojnë prostitucionin në një ambient me qira të marrë nga shtetasi turk në Tiranë.
Policia ka sekuestruar një shumë të konsiderueshme parash, 3 celularë dhe 9 karta krediti, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme./A2CNN