Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj një personi i cili dyshohet për pjesëmarrje në grupin terrorist “Al Nusra”, në Siri
Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj të pandehurit O.K, për shkak të kryerjes së veprës penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”. Në komunikatën e lëshuar thuhet se prokurori i shtetit, pas mbledhjes dhe analizimit të provave personale dhe materiale, ka vërtetuar përtej dyshimit të bazuar mirë…
Lajme
Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj të pandehurit O.K, për shkak të kryerjes së veprës penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.
Në komunikatën e lëshuar thuhet se prokurori i shtetit, pas mbledhjes dhe analizimit të provave personale dhe materiale, ka vërtetuar përtej dyshimit të bazuar mirë se i pandehuri O.K, që nga janari 2013, i është bashkuar dhe ka marrë pjesë në veprimtarin e grupit terrorist “Al Nusra”, në rrethinën e qytetit të Damaskut, në shtetin e Sirisë, shkruan lajmi.net.
Tutje thuhet se i dyshuari duke ndërmarr veprime konkrete të caktuara nga udhëheqësit e kësaj organizate ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.
Po ashtu, Prokurori i Shtetit, ka kërkuar nga Gjykata që të pandehurin ta shpallë fajtor, duke e dënuar sipas Kodit Penal dhe të njëjtit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundim e këtij rasti penal. /Lajmi.net/