Aksioni i Policisë në Ferizaj, arrestohet një person, kapen rreth 20 mijë euro ‘cash’

Policia e Kosovës në Ferizaj ka zhvilluar një aksion me ç’rast ka arrestuar një person dhe ka konfiskuar rreth 20 mijë euro para ‘cash’. Policia njofton poashtu se janë gjetur dhe sekuestruar dy armë të shkurta (njëra me leje), katër dhjetë fishekë, një peshore digjitale. Njoftimi:  Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore–Ferizaj, më 10.01.2025,…

Lajme

11/01/2025 15:07

Policia e Kosovës në Ferizaj ka zhvilluar një aksion me ç’rast ka arrestuar një person dhe ka konfiskuar rreth 20 mijë euro para ‘cash’.

Policia njofton poashtu se janë gjetur dhe sekuestruar dy armë të shkurta (njëra me leje), katër dhjetë fishekë, një peshore digjitale.

Njoftimi: 

Zyrtarët policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore–Ferizaj, më 10.01.2025, në orët e pas ditës në Ferizaj, në zbatim të një plani operativ, kanë kryer kontrolle në një shtëpi dhe objekte përcjellëse.

Gjatë kontrollit policia ka gjetur substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit kokainë me peshë rreth 842.9 gr. Kjo substancë është gjetur në shtëpi dhe një pjesë e groposur në kopsht.

Po ashtu, janë gjetur dhe sekuestruar dy armë të shkurta (njëra me leje), katër dhjetë fishekë, një peshore digjitale, 19.288 (nëntëmbëdhjetë mijë e dyqind e tetëdhjetë e tetë) euro, disa kartela
bankare dhe dëshmi tjera që do të përdoren në procedura të mëtejme ligjore.

Operacioni policorë është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik përkrahur nga zyrtarë policorë të Stacioni Policor-Ferizaj. Gjatë operacionit është arrestuar: Q.T., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1992).

I njëjti ështëintervistuar, ndaj tij është iniciuar rasti për përfshirje në veprat penale: “Blerja, posedimi,shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe‘Mbajtja në pronësi ose kontroll të paautorizuar të armës’. Me aktvendim nga prokurori, i njëjti është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.