“Kurti është dashur të shkojë të dëshmojë”, Mushkolaj: Ftesa do të shfrytëzohet për fushatën zgjedhore

Imer Mushkolaj, analist ka deklaruar se ftesa e refuzuar nga kryeministri, Albin Kurti për të dhënë dëshminë lidhur me rezervat shtetërore do të shfrytëzohet “maksimalisht e mrekullisht” nga kreu i ekzekutivit si një “lojë” për fushatën zgjedhore. Mushkolaj në Dukagjin u shpreh se Kurti është dashur të dëshmojë sot sikurse kanë bërë edhe akterët e tjerë…

Lajme

16/12/2024 22:20

Imer Mushkolaj, analist ka deklaruar se ftesa e refuzuar nga kryeministri, Albin Kurti për të dhënë dëshminë lidhur me rezervat shtetërore do të shfrytëzohet “maksimalisht e mrekullisht” nga kreu i ekzekutivit si një “lojë” për fushatën zgjedhore.

Mushkolaj në Dukagjin u shpreh se Kurti është dashur të dëshmojë sot sikurse kanë bërë edhe akterët e tjerë politik në vend.

“ Është dashtë me shku Kurtti për të dëshmuar si të tjerët. Kjo është lojë e Kurtit në prag zgjedhor, sepse me Prokurorinë Speciale, kryeministri ka pasur probleme kuptimin e deklarimeve publike. Edhe Kuvendin e Kosovës, Kurti ka sulmuar ashpër PS-në, rasti I  Nagip Krasniqin. Në atë vazhdë, Kurti e ka bërë. Nuk ka nevojë Prokurori special me shku në Zyrën e Kryeministrit, për shkak nuk janë në shërbim të Kurtit por dihet se ku është lokacioni I tyre. Kurti duhet të shkojë me jap dëshminë e tij si dëshmitar”, u shpreh Mushkolaj.

“Nëse Kurti pret që Prokuroria Speciale të shkojë me polic me arrestu dhe me qu me dhunë me dëshmu, nuk mbrrin. Kjo është vazhdë e cilësimit të Porkurorisë Speciale si gogoli, që nuk na len me punu, përparu e që po na pengon e shpif ndaj neve, duke ngritur akuza të pabaza etj. Kjo do të shfrytëzohet mrekullisht në fushatën zgjedhore”, tha Mushkolaj.