Sulmi në Ibër-Lepenc, Ambasadori Hargreaves viziton ushtarët britanikë që patrulluan në veri: Kryesit të japin llogari

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar ushtarët britanikë të KFOR-it që kanë qenë duke patrulluar në veri të Kosovës. Hargreaves ka thënë se Mbretëria e Bashkuar qëndron pranë Kosovës në përpjekjet për t’u siguruar që infrastruktura kritike të jetë e mbrojtur dhe që kryesit e sulmit në kanalin e Ibër…

Lajme

06/12/2024 15:28

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar ushtarët britanikë të KFOR-it që kanë qenë duke patrulluar në veri të Kosovës.

Hargreaves ka thënë se Mbretëria e Bashkuar qëndron pranë Kosovës në përpjekjet për t’u siguruar që infrastruktura kritike të jetë e mbrojtur dhe që kryesit e sulmit në kanalin e Ibër Lepencit të japin llogari.

“Mbretëria e Bashkuar qëndron pranë Kosovës në përpjekjet për t’u siguruar që infrastruktura kritike të jetë e mbrojtur dhe që kryesit të sillen para drejtësisë. Vizitova sot ushtarët e Mbretërisë së Bashkuar që kanë qenë duke patrulluar në në veri të Kosovës si pjesë e Forcës së NATO-s në Kosovë – në përpjekjet e vazhdueshme për të mbështetur mandatin e KFOR-it për një mjedis të qetë dhe të sigurt në të gjithë Kosovën”, ka shkruar Hargreaves.

Për këtë sulm, Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti kanë akuzuar Serbinë.