Kosova renditet e 47-ta në matematikë dhe 55-ta në shkencë në vlerësimin ndërkombëtar TIMSS

Testi ndërkombëtar TIMSS, ka publikuar rezultatet nga testimi i nxënësve në njohurit e tyre në fushën e matematikës dhe shkencës. Në këtë testim ka marrë pjesë edhe Kosova, ku testimi kryhet vetëm me nxënësit e klasës së katërt. Në fushën e matematikës nga 58 shtete pjesëmarrëse, Kosova është renditur 47-ta me gjithsejtë 451 pikë. Kurse…

Lajme

05/12/2024 11:35

Testi ndërkombëtar TIMSS, ka publikuar rezultatet nga testimi i nxënësve në njohurit e tyre në fushën e matematikës dhe shkencës.

Në këtë testim ka marrë pjesë edhe Kosova, ku testimi kryhet vetëm me nxënësit e klasës së katërt.

Në fushën e matematikës nga 58 shtete pjesëmarrëse, Kosova është renditur 47-ta me gjithsejtë 451 pikë.

Kurse në atë të shkencës, Kosova është renditur në vendin e 55-të me 403 pikë.

Vlerësimi i organizuar nga Organizata Ndërkombëtare për Vlerësimin e të Arriturave në Arsim pati filluar më 27 maj dhe ishte përmbyllur në qershor.

Testi ndërkombëtar (hulumtimi) TIMSS, është vlerësim ndërkombëtar i trendëve në njohuritë e Matematikës dhe Shkencave Natyrore  i cili realizohet në kuadër të organizatës IEA për vlerësimin e të arriturave në arsim.