Driloni thotë se ka pasur sëmundje të njëjtë si Anisa: I kam mshu murit me shpinë që me drejtu, e vrajsha vetën që me e drejtu shpinën

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Driloni, ka treguar një anë të dhimbshme nga fëmijëria e tij tek Sara. Pas rrëfimit të Anisës se vuan nga skolioza, Driloni u shpreh se deri në moshën 17-vjecare ka vuajtur nga e njëjta sëmundje. Driloni, mes tjerash, u shpreh se e ka vuajtur shumë si fëmijë sëmundjen…

ShowBiz

03/12/2024 13:46

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Driloni, ka treguar një anë të dhimbshme nga fëmijëria e tij tek Sara.

Pas rrëfimit të Anisës se vuan nga skolioza, Driloni u shpreh se deri në moshën 17-vjecare ka vuajtur nga e njëjta sëmundje.

Driloni, mes tjerash, u shpreh se e ka vuajtur shumë si fëmijë sëmundjen prandaj e di saktë se cfarë po ndjen Anisa tani.

“Kur kam qenë i vogël deri në 17 vjeç e kam pasur ekzakt të njëjtën sëmundje. Kur ia kam pa fotografitë në rrëfim e kam ditë saktë se çka ka me dalë. Kur isha në shkollë më vinte marre dhe vesha gjempera për mbi. Nga fillimi deri në fund e kemi historinë e njëjtë”.

“Njerëzit më ngucshin e shpina më dhimbke, i kam mshu murit me shpinë që me drejtu – e vrajsha vetën duke dashtë me e drejtu shpinën. Por, këtë temë nuk kam dashtë më folë pasi është shumë private – kam pasur shumë sfida të dhimbshme në jetë por nuk dua të flasë për to këtu në shtëpi”, u shpreh Driloni .

Megjithatë, Driloni u shpreh se gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë pasi për vite me radhë ka shkuar në fizioterapi.