Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit, Zijadin Gashi

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka ngushëlluar familjen, të afërmit dhe komunitetin e gazetarëve për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit Zijadin Gashi. Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca thuhet se karriera e gjatë dhe kontributi i tij në median e shkruar, elektronike dhe televizive u karakterizuan nga integriteti dhe angazhimi i palëkundur për…

Lajme

03/12/2024 11:20

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka ngushëlluar familjen, të afërmit dhe komunitetin e gazetarëve për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit Zijadin Gashi.

Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca thuhet se karriera e gjatë dhe kontributi i tij në median e shkruar, elektronike dhe televizive u karakterizuan nga integriteti dhe angazhimi i palëkundur për informim të publikut, saktë dhe në mënyrë profesionale.

“Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve dhe komunitetit të gazetarëve! Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes. I përhershëm qoftë kujtimi për Zijadin Gashi”, ka thënë Osmani. /Lajmi.net/