Asfaltohet rruga drejt Memorialit të Radios Kosova e Lirë në Berishë
Në tetor pritet të përfundojnë punimet për asfaltimin e rrugës drejt Memorialit të Radios Kosova e Lirë, në Berishë, ku po ashtu ka qenë edhe selia e agjencisë së lajmeve KosovaPress. Kështu ka bërë të ditur ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, të enjten, sipas së cilës, kontrata për këtë Project është nënshkruar, ani se për…
Lajme
Në tetor pritet të përfundojnë punimet për asfaltimin e rrugës drejt Memorialit të Radios Kosova e Lirë, në Berishë, ku po ashtu ka qenë edhe selia e agjencisë së lajmeve KosovaPress.
Kështu ka bërë të ditur ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, të enjten, sipas së cilës, kontrata për këtë Project është nënshkruar, ani se për të nuk jepen detaje.
“Asfaltimi i kësaj rruge ka qenë kërkesë e kahmotshme”, thuhet në njoftim. “Dikur, nga Malet e Berishës kumbonte thirrja: “Ju flet Kosova e Lirë!” Një zë që nuk u hesht as nga bombardimet serbe dhe që mbeti simbol i qëndresës dhe luftës sonë çlirimtare. Sot, këtij zëri po i bashkëngjitet një tjetër lajm: po ndërtohet edhe rruga që na çon drejt vendit ku ruhet kujtesa e asaj epoke të lavdishme”.
Radio Kosova e Lirë ka nisur punën më 4 janar 1999. Në po të njëjtën ditë, ka startuar të funksionojë edhe agjencia e lajmeve KosovaPress, që sot është lidere në këtë fushë mediatike në rajon.
KosovaPress është anëtare me të drejta të plotë të Aleancës Evropianë të Agjencive të Lajmeve (EANA) dhe e Shoqatës së Agjencive të Lajmeve të Ballkanit dhe Evropës Juglindore (ABNA)