KEK njofton se njësia B1 ndalon punën për dy ditë- Shkak i një kontrolli teknik të pajisjeve
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar qytetarët se sonte në minutat e para të mesnatës është ndalur Njësia B1. Sipas KEK-ut kjo ndalesë është bërë sipas një planifikimi të mëhershëm. “Gjatë kësaj ndalese të shkurtër dy-ditore, do të kryhet një kontroll teknik i pajisjeve dhe eliminimi i defekteve. Ky proces pritet të përfundojë nesër…
Lajme
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar qytetarët se sonte në minutat e para të mesnatës është ndalur Njësia B1. Sipas KEK-ut kjo ndalesë është bërë sipas një planifikimi të mëhershëm.
“Gjatë kësaj ndalese të shkurtër dy-ditore, do të kryhet një kontroll teknik i pajisjeve dhe eliminimi i defekteve. Ky proces pritet të përfundojë nesër gjatë ditës, dhe njësia do të kthehet në prodhim në mbrëmje, rreth orës 20:00”,thuhet në njoftim.
Po ashtu u tha se kjo ndalesë është e nevojshme për të siguruar që njësia të jetë në kushte optimale për prodhim dhe për të garantuar vazhdimësinë dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike./Lajmi.net/