Gresë Gashi: Familja e ish-partnerit tim më ka dashur shumë, akoma pi kafe me vëllezërit e tij edhe pse jemi ndarë
Gresë Gashi ka folur së fundmi me banorët e tjerë në shtëpi për familjen e ish-partnerit të saj. Ajo thotë se familja e tij e kanë dashur shumë dhe e kanë respektuar në maksimum. Veç kësaj, aktorja shqiptare thekson se edhe pse është ndarë akoma ia respekton vëllezërit dhe pi kafe me ta. “Unë kur…
ShowBiz
Gresë Gashi ka folur së fundmi me banorët e tjerë në shtëpi për familjen e ish-partnerit të saj.
Ajo thotë se familja e tij e kanë dashur shumë dhe e kanë respektuar në maksimum.
Veç kësaj, aktorja shqiptare thekson se edhe pse është ndarë akoma ia respekton vëllezërit dhe pi kafe me ta.
“Unë kur jam lidhur me ish-të dashurin tim familja e tij më ka dashur jashtëzakonisht shumë, edhe unë nuk e di si është ndjenja mos me të dasht familja e partnerit se mua më kanë dashur dhe më kanë respektuar tejet shumë”, u shpreh ajo.
Tutje shtoi: “Edhe nëna e tij, se babanë nuk e ka pasur, mandej i ka vdekur edhe nëna. Por sa ka qenë nëna e vetë më ka dashur tepër shumë, mandej vëllezërit e tij më kanë respektuar dhe më kanë dashur shumë”.
Konkurrentja ndër të tjerash tha: “Unë akoma edhe pse jam ndarë për ta kam respekt dhe kudo që i shoh i përqafi, i respektoj dhe më respektojnë edhe kafe pi me ta dhe nuk e kam pikë problemi se kanë qenë njerëz të mrekullueshëm, të jashtëzakonshëm dhe më kanë pritur tepër mirë”.
Gresa momentalisht është deklaruar beqare me hyrjen në këtë format të famshëm.
View this post on Instagram