Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj- Kandidat për deputet të Kuvendit nga AAK-ja

Ndonëse pa filluar akoma zyrtarisht fushata politike për zgjedhjet e nëntë shkurtit, secila parti politike ka filluar qe disa kohë të bëj publik emrat e kandidatëve për deputetë nga çdo qytet i Kosovës. Sot për AAK-në e pati radhën Deçani. Vet kryetari i këtij qyteti, Bashkim Ramosaj, del të jetë njëri ndër emrat që sot…

Lajme

30/11/2024 18:20

Ndonëse pa filluar akoma zyrtarisht fushata politike për zgjedhjet e nëntë shkurtit, secila parti politike ka filluar qe disa kohë të bëj publik emrat e kandidatëve për deputetë nga çdo qytet i Kosovës.

Sot për AAK-në e pati radhën Deçani.

Vet kryetari i këtij qyteti, Bashkim Ramosaj, del të jetë njëri ndër emrat që sot u bë publik si kandidati për deputetë të Kuvendit nga ky qytet.

Në një postim të bërë nga ai në rrjetin social Facebook, Ramosaj, u shpreh se pranoi kandidaturën për deputetë nga lideri i partisë së tij, Ramush Haradinaj.

“Sot, me krenari dhe përulësi, pranova kandidaturën time për deputet nga lideri jonë, z. Ramush Haradinaj. Ky hap nuk është thjesht një detyrë përfaqësimi, por një angazhim për të qenë zëri juaj në çdo sfidë, për të mbrojtur interesat tuaja dhe për të sjellë ndryshimin që të gjithë e dëshirojmë për vendin dhe komunën tonë. Me respekt dhe mirënjohje“, shkroi ai./Lajmi.net