“E kam duet me Sala Jasharin”, Rovena këndon para banorëve këngën “Amaneti”
Banorët e BBVK-së, e kanë nisur ditën me këngë patriotike, duke qenë se sot Shqipëria feston 112-vjetorin e pavarësisë. Vëllai i Madh i zgjoi sot konkurrentët me himnin kombëtar, derisa edhe gjatë ditës, janë lëshuar këngë të shumta patriotike, përfshirë edhe ajo e Rovenës, “Amaneti”. Kjo këngë e një rëndësie të veçantë, pasi këngëtarja e…
ShowBiz
Banorët e BBVK-së, e kanë nisur ditën me këngë patriotike, duke qenë se sot Shqipëria feston 112-vjetorin e pavarësisë.
Vëllai i Madh i zgjoi sot konkurrentët me himnin kombëtar, derisa edhe gjatë ditës, janë lëshuar këngë të shumta patriotike, përfshirë edhe ajo e Rovenës, “Amaneti”.
Kjo këngë e një rëndësie të veçantë, pasi këngëtarja e ka në bashkëpunim me mbesën e familjes Jashari, Sala Jasharin.
Ajo u thoshte banoreve që në atë kohë kur e realizoi këngën, Sala ishte vetëm 14 vjeçe.
Rovena gjithashtu u rrëfeu atyre edhe disa detaje nga videoklipi i këngës “Amanet”.
“Këtu kemi mbledhur 1 mijë nxënës në Prekaz, krejt me flamur, tek kjo video. Këtë e kam bërë duet me mbesën e familjes Jashari, me Sala Jasharin, ka qenë 14 vjeçare ajo kur e ka bërë këtë”, është shprehur Rovena.