Kearns-Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e vetë krimeve, ajo që fillon me dhunë dhe vrasje vazhdon me falsifikim të historisë
Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar ndaj deklarimeve që ka bërë presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një intervistë dhënë BBC-së teksa është pyetur për ngjarjet e viteve 90-ta dhe krimet e kryera nga regjimi i Serbisë atë kohë. Vuçiq teksa ka pohuar se vetë ka ndryshuar, ka thënë se “s’pajtohet” për atë se kush…
Lajme
Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar ndaj deklarimeve që ka bërë presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një intervistë dhënë BBC-së teksa është pyetur për ngjarjet e viteve 90-ta dhe krimet e kryera nga regjimi i Serbisë atë kohë.
Vuçiq teksa ka pohuar se vetë ka ndryshuar, ka thënë se “s’pajtohet” për atë se kush ka qenë fajtor dhe përgjegjës për gjithë gjërat e këqija që kanë ndodhur.
“Nuk pajtohem se kush ishte fajtor dhe kush ishte përgjegjës”, është shprehur presidenti serb.
Ndaj këtyre deklarimeve ka reaguar ashpër deputetja britanike Kearns, duke thënë se mohimi është një sulm i qëllimshëm dhe i kalkuluar ndaj të mbijetuarve.
“Mohimi është një sulm i qëllimshëm dhe i llogaritur ndaj të mbijetuarve. Është një armë që kërkon të lëndojë njerëzit dhe institucionet që kanë dalë nga hiri i luftës”, ka shkruar Kearns.
“Mohimi është vazhdimësi e vetë krimeve – ajo që fillon me dhunë dhe vrasje vazhdon përmes falsifikimit të historisë”, ka përfunduar deputetja britanike.
BBC journalist to Vucic: You were committed to Greater Serbia, a vision which led to dark times, war, terrible loss of life, to war crimes. How much have you changed?
Vucic claims he has changed and in the same breath says: I disagree with who was guilty and who was responsible. pic.twitter.com/88hmrh0O4R
— Admirim (@admirim) November 25, 2024