Figuron si zv/ministër i Brendshëm, por Blerim Gashani luan rolin e “avokatit” të Faton Pecit- Ia punësoi motrën, tani ndalon edhe komentet për të

Edhe pse figuron se është zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani më shumë duket se është “avokat” apo adhurues i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci. Thuajse që nga marrja e detyrës ai nuk ka bërë gjë tjetër përpos statuseve në Facebook, e që i referohen ministrit Peci. Duke shkuar edhe më larg, i njëjti…

Lajme

20/11/2024 09:16

Edhe pse figuron se është zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani më shumë duket se është “avokat” apo adhurues i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.

Thuajse që nga marrja e detyrës ai nuk ka bërë gjë tjetër përpos statuseve në Facebook, e që i referohen ministrit Peci.

Duke shkuar edhe më larg, i njëjti ka mbyllur edhe mundësinë e komentimit në postimet e tij, ndoshta duke e ditur “skandalet” që po bëhen në kuadër të punësimeve, granteve e gjithçka tjetër në kuadër të ministrisë së Bujqësisë.

Madje një skandal e kishte bërë publik vetë Gashani në një emision televiziv, ku pranoi se motra e tij ishte punësuar në ministrinë e Pecit.

Faton Peci dhe Blerim Gashani që në skenën politike të Kosovës ishin krejtësisht të parëndësishëm, dolën në pah nga Vjosa Osmani dhe Donika Gëravlla, në fillet e Listës Guxo.

Dyshja u bën sikur u sikletuan në momentin kur në emision analisti Burim Ramadani ua bëri të ditur me fakte punësimin e motrës së Blerim Gashanit tek ministria e Pecit.

E Peci sillej sikur në siklet, derisa Gashani tha se motra e tij s’po shkon fsheht në punë.

Gashani përkundër faktit se do të duhej të angazhohej më tepër në kuadër të MPB-së e të kryente punë për çfarë edhe paguhet nga taksat e qytetarëve të Kosovës, a i merret me postime në Facebook e me deklarata shpesh herë krejtësisht pa sens.

Një të tillë e bëri edhe mbrëmë vonë.

“Kur ndaj tij fillojnë e rifillojnë fushatat e orkestruara të sulmeve e stigmatizimeve nga koalicioni PLAS dhe mercenarët mediatikë, ne sigurohemi edhe një herë se Fatoni ka kryer e po kryen punë të mëdha për Kosovën.

Vazhdojmë!”,shkroi ai./Lajmi.net/

https://x.com/nolnushi/status/1848836924410368053?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1848836924410368053%7Ctwgr%5E1ecc3a21621abd8c3dc1eba7ad1b4b6084e93caf%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fnacionale.com%2Fpolitike%2Feh-okej-sikleti-i-madh-gashani-pranon-se-iu-punesua-motra-ne-ministri-te-pecit-ky-shtiret-i-befasuar