Miftaraj: Këtë mentalitet të qeverisjes me hajna që e ka instaluar Albin Kurti ka me marr vite e vite të riparohet
Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj ka reaguar pas postimit të ministrit Faton Peci derisa arsyetohet për raportimet e mediave se i ka dhënë subvencione në vlerë prej afro 100 mijë euro vëllait të deputetes, Fitore Pacolli. Miftaraj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ministrit Peci duhet t’i vije turp që ka keqpërdorur e…
Lajme
Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj ka reaguar pas postimit të ministrit Faton Peci derisa arsyetohet për raportimet e mediave se i ka dhënë subvencione në vlerë prej afro 100 mijë euro vëllait të deputetes, Fitore Pacolli.
Miftaraj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ministrit Peci duhet t’i vije turp që ka keqpërdorur e vjedhur paranë publike e jo të shkruaj “rima”, shkruan lajmi.net.
“Pasi ska prokurori e polici qe guxojne me iu hetu e me iu fut ne burg per hajnite e matrapazllaqet e juaja, lirisht merrne edhe tupanin edhe filloni me sha, me ofendu secilin qe ua zbulon hajnite. Keta njerez jane aq te poshter sa kur nuk kane pike marre para femijeve dhe familjareve te tyre qe iu dalin hajnite e korrupsioni, per publikun ose pjesen tjeter te shoqerise as qe iu intereson. Kete mentalitet te qeverisjes me hajna qe e ka instalu Albin Kurti ka me marr vite e vite me riparu”, ka shkruar Miftaraj në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: