Ndryshe nga zyrtarët e tjerë, Kurti përkujdeset që ta mbajë vetë “çadrën”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot punimet që po bëhen në Klinikën Hemato-Onkologjike dhe në Klinikën e Nefrologjisë në QKUK. Derisa po qëndronte jashtë objektit dhe po deklarohej për media, në kryeqytet po binte shi, shkruan lajmi.net. E në ato momente, por edhe gjatë lëvizjes aty Kurti është përkujdesur që ta mbajë vetë…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot punimet që po bëhen në Klinikën Hemato-Onkologjike dhe në Klinikën e Nefrologjisë në QKUK.
Derisa po qëndronte jashtë objektit dhe po deklarohej për media, në kryeqytet po binte shi, shkruan lajmi.net.
E në ato momente, por edhe gjatë lëvizjes aty Kurti është përkujdesur që ta mbajë vetë ombrellën. Madje ai s’ka hezituar fare që t’i ndihmojë edhe ministrit Vitia derisa deklarohej.
Një “trend” të tillë në fakt e solli Kurti, pasi më parë tek drejtuesit e tjerë shtetërorë përkujdeseshin zyrtarët e Mbrojtjes së Afërt apo nga stafi i kryeministrit, apo presidentit.
Kurti si duket me këtë po mundohet t’ua lehtësojë punën zyrtarëve të tjerë, afër tij. /Lajmi.net/