Plagosja në Hajvali, i dyshuari në arrati
Policia ka dhënë detaje në lidhje me rastin e djeshëm ku një person u qëllua me armë zjarri në Havali të Prishtinës. Policia ka bërë të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor. “Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe si pasojë…
Lajme
Policia ka dhënë detaje në lidhje me rastin e djeshëm ku një person u qëllua me armë zjarri në Havali të Prishtinës.
Policia ka bërë të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe si pasojë i njëjti është plagosur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore.” thuhet në njoftimin e policisë.
Policia ka njoftuar se është bastisur dhe shtëpia e të dyshuarit ku dhe është gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike.
“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike. Nuk raportohet për të arrestuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.”, ka njoftuar policia./Lajmi.net/