Prokuroria në Gjilan del me njoftim për vrasjen e 37-vjeçarit
Një 37 vjeçar dyshohet se është vrarë sot. Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit. Pak më parë, Prokuroria atje ka lëshuar një njoftim ku thuhet se prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes. “Prokuroria Themelore në Gjilan, ju njofton se gjatë ditës së sotme, më datë 7 nëntor 2024, në…
Lajme
Një 37 vjeçar dyshohet se është vrarë sot. Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit.
Pak më parë, Prokuroria atje ka lëshuar një njoftim ku thuhet se prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes.
“Prokuroria Themelore në Gjilan, ju njofton se gjatë ditës së sotme, më datë 7 nëntor 2024, në rrugën ‘’Mërgimtarët e Gjilanit’’, në Gjilan, rreth orës 14h, një person është gjetur pa shenja jete.”
Prokuroria thotë se viktima dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.
“Prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda dhe njësitet tjera relevante menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga hetimet e para dyshohet se viktima është qëlluar me armë zjarri dhe me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.”
“Prokuroria Themelore në Gjilan, në koordinim me Policinë e Kosovës – Njësinë e Hetimeve Rajonale në Gjilan, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore, në mënyrë që të identifikohen personat e dyshuar. Për të gjitha veprimet e tjera do të jeni të njoftuar me kohë!”