Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës për largimin e Atilla Kardesh nga Big Brother VIP: Kur bëhemi bashkë, qëllimi arrihet shpejt

Rrjeti i Grave  Gazetare të Kosovës ka miëpritur vendimin për largimin e Atilla Kardesh nga  shtëpia e Big Brother Vip Kosova 3. RrGGK ka njoftuar se gjatë ditës së sotshme  kanë zhvilluar  takim me Komisionin e Pavarur të Mediave ku shprehën shqetësimet e tyre lidhur me situatën e fundit të krijuar në këtë show televiziv.…

Lajme

06/11/2024 16:44

Rrjeti i Grave  Gazetare të Kosovës ka miëpritur vendimin për largimin e Atilla Kardesh nga  shtëpia e Big Brother Vip Kosova 3.

RrGGK ka njoftuar se gjatë ditës së sotshme  kanë zhvilluar  takim me Komisionin e Pavarur të Mediave ku shprehën shqetësimet e tyre lidhur me situatën e fundit të krijuar në këtë show televiziv.

“Sot patëm takim me Komisionin e Pavarur të Mediave, ku i shprehëm shqetësimet tona lidhur me reagimin tonë të fundit të dorëzuar dje si ankesë dhe kërkesë, e cila menjëherë gjeti mbështetjen edhe nga 38 organizata të tjera joqeveritare. Si rrjedhojë e nismës së Rrjetit të Grave Gazetare të Kosovës, përkrahur edhe nga 38 organizata joqeveritare, u arritë qëllimi i përbashkët i shoqërisë civile për largimin e personit të akuzuar për dhunë fizike, psikologjike, ekonomike nga programi Big Brother VIP Kosova.” thuhet në njoftimin e RRGGK.
Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës të martën dorëzoi kërkesë në KPM ku bëri thirrje që programi Big Brother VIP Kosova 3 të mbyllej, kjo për faktin se  personazhi Atilla Kardesh i cili iu bashkua këtij programi ishte denoncuar publikisht  për dhunë fizike nga ish-bashkëshortja e tij Drenusha Latifi, e cila gjithashtu është pjesë e këtij programi./Lajmi.net/