Modelet amerikane të votimit kanë ndryshuar shumë gjatë 8 viteve të fundit -Burrat latinë ia lehtësuan fitoren Trump-it

Donald Trump parashikohet të fitojë shumë shtete kyçe të fushëbetejës së zgjedhjeve dhe është gati të fitojë presidencën për herë të dytë. Por ka disa pika kyçe në mënyrën se si politika e vendit është zhvendosur gjatë tri zgjedhjeve radhazi me Trump në fletëvotime. Rezultatet e sondazhit të CNN më 2016, 2020 dhe 2024 zbulojnë…

Bota

06/11/2024 10:58

Donald Trump parashikohet të fitojë shumë shtete kyçe të fushëbetejës së zgjedhjeve dhe është gati të fitojë presidencën për herë të dytë.

Por ka disa pika kyçe në mënyrën se si politika e vendit është zhvendosur gjatë tri zgjedhjeve radhazi me Trump në fletëvotime.

Rezultatet e sondazhit të CNN më 2016, 2020 dhe 2024 zbulojnë se si një ekomomik e thartë ishte një zvarritje për zv/presidenten Kamala Harris, se si ajo nuk arriti të rrisë mbështetjen e grave edhe pse pati një rritje në mbështetje për të drejtat e abortit dhe si burrat latinë përkrahën Trump-in.

Këto janë vetëm disa ndryshime gjatë viteve:

Gratë dhe burrat: Përparësia e Harris në mes grave këtë vit nuk e tejkaloi atë të presidentit Joe Biden dhe as të ish-sekretares së Shtetit, Hillary Clinton. Një shenjë shqetësuese zv/presidenten duke pasur parasysh se ajo u përpoq të mobilizonte votuesit femra për çështjen e abortit. Trump ruajti një avantazh në mes burrave.

Burrat latinë “përqafuan” Trump-in: Votuesit latinë, burrat në veçanti kanë lëvizur drejt Trump që nga viti 2016. Këtë vit, burrat latinë depërtuan në drejtimin e tij për herë të parë. Biden fitoi mbështetjen e tyre më 23 pikë në 2020 dhe Trump i fitoi ato më 2024. Gratë latine ende favorizonin Harris, por me diferencë më të vogël se sa mbështetën Clinton ose Biden. Harris mbatji një epërsi të fortë në mes burrave dhe grave me ngjyrë. Kryesimi i Trump në mes burrave të bardhë u tkurr.

Ndarja arsimore rritet: Votuesit e bardhë pa diplomë universiteti kanë përfaqësuar prej kohësh bazën e mbështetjes së Trump, diçka që ka mbetur konstantë. Një ndryshim ka ndodhur në mesin e votuesve të bardhë, të arsimuar në kolegj. Ata e mbështetën ngushtë Trump-in që në vitin 2016, por Harris fitoi gratë e bardha me një diplomë kolegji me rreth 20 pikë- një përmirësim se Biden dhe Clinton. Ndërkohë Harris humbi njëfarë mbështetje në mes votuesve me ngjyrë të të gjitha niveleve arsimore./Lajmi.net/