Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri pati mëngjesin e sotëm në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë. Si shkak i këtyre të shtënave një person është plagosur. Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 07:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri…

Lajme

06/11/2024 08:58

Të shtëna me armë zjarri pati mëngjesin e sotëm në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

Si shkak i këtyre të shtënave një person është plagosur.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 07:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që e karakterizojnë ngjarjen. Dyshohet se nga një person  është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, tha ajo.

Ahmeti theksoi se aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit./Lajmi.net/