Burri rrah gruan në Fushë-Kosovë, më pas gjuan me armë zjarri vjehrrin dhe mikun e tij
Një ngjarje shumë e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Fushë-Kosovë. Policia ka intervenuar në një rast të dhunës në familje, ku i dyshuari pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima në këtë rast ka pranuar tretman mjekësor. Përpos kësaj, i dyshuari gjatë fjalosjes me familjarët e bashkëshortes, prindin dhe vëllain- dyshohet…
Lajme
Një ngjarje shumë e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Fushë-Kosovë.
Policia ka intervenuar në një rast të dhunës në familje, ku i dyshuari pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Viktima në këtë rast ka pranuar tretman mjekësor.
Përpos kësaj, i dyshuari gjatë fjalosjes me familjarët e bashkëshortes, prindin dhe vëllain- dyshohet se ka shtënë me armë zjarri, e më pas të njëjtën e ka hedhur nga dritarja, raporton lajmi.net.
“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistolete me gaz, një karikator dhe 34 fishekë të kalibrit 9 mm. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”,thuhet nga Policia e Kosovës./Lajmi.net/