AAK me partitë e koalicionit dakordohen për programin zgjedhor, Haradinaj: Paga mesatare 1000 euro, pensionet 500 euro
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma socialdemokrate, Demokracia Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30 janë dakorduar për programin zgjedhor. Siç njofton Haradinaj, ndër shtyllat kryesore të programit të tyre zgjedhor është anëtarësimi direkt i Kosovës në NATO, shkruan lajmi.net. Ai ka premtuar pagën 1000 euro dhe pensionet në nivel të pagës mesatare. “Sot me kolegët, Fatmir…
Lajme
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma socialdemokrate, Demokracia Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30 janë dakorduar për programin zgjedhor.
Siç njofton Haradinaj, ndër shtyllat kryesore të programit të tyre zgjedhor është anëtarësimi direkt i Kosovës në NATO, shkruan lajmi.net.
Ai ka premtuar pagën 1000 euro dhe pensionet në nivel të pagës mesatare.
“Sot me kolegët, Fatmir Limaj, Artan Nimani dhe Abdullah Klinaku, partnerë të koalicionit AAK, Nisma, Demokracia Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, e dakorduam programin zgjedhor 2025-2029, që ndër shtyllat kryesore të tij ka anëtarësimin direkt në NATO, zhvillimin ekonomik, konsolidimin demokratik e institucional, paga mesatare që nuk do të jenë nën 1000 euro e pensione në nivel të pagës minimale prej 500 eurosh, si dhe familjen si shtyllë të shoqërisë. Po ashtu, e diskutuam edhe listën e kandidatëve për deputetë, përbërja e së cilës garanton cilësi e gjithëpërfshirje dhe një ekip kompetent për të realizuar synimet tona programore e elektorale”, ka shkruar Haradinaj. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i tij në Facebook: