Buja nis t’u përgjigjet pyetjeve të Prokurorisë Speciale, thotë se kishte disa pseudonime

Shukri Buja është duke dëshmuar në seancë publike në Hagë, ndonëse u vendos që përgjigjet e tij të dëgjohen në seancë të mbyllur me urdhër të trupit gjykues. Nuk u tregua arsyeja e hapjes së seancës, megjithatë dëshmitari Buja është duke u marrë në pyetje nga prokurori James Pace, raporton “Betimi për Drejtësi“. Buja pohoi…

Lajme

04/11/2024 15:46

Shukri Buja është duke dëshmuar në seancë publike në Hagë, ndonëse u vendos që përgjigjet e tij të dëgjohen në seancë të mbyllur me urdhër të trupit gjykues.

Nuk u tregua arsyeja e hapjes së seancës, megjithatë dëshmitari Buja është duke u marrë në pyetje nga prokurori James Pace, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Buja pohoi se njëri nga pseudonimet e tij ishte “Sokoli”, me të cilin njihej nga viti 1998. Ai ka pohuar se kishte pasur shumë pseudonime, e që njëri prej tyre përveç “Sokolit” ishte edhe “Gazetari”.

“Unë gjatë veprimit tim të fshehtë kundër Serbisë, kam pasur edhe pseudonime të tjera”, tha dëshmitari, por nuk u dëgjua kur u pyet se a mund të tregonte ndonjërin prej këtyre pseudonimeve.

LPRK, dëshmitari tha se do të thotë Lëvizja Popullore e Republikës së Kosovës, anëtar i të cilës ka qenë edhe ai. Tha se është kyçur aty në moshën e rinisë.

“LPRK-ja ka ekzistuar para kësaj kohe (1998)”, tha Buja, duke shtuar se LPRK dhe LPK kanë qenë e njëjta organizatë.

Dëshmitari tha se ka qenë pjesë e UÇK-së, duke shtuar se kyçjen e llogaritë edhe me përkrahjen politike që i ka bërë përpara fillimit të luftës. Ndërsa, si kyçje të drejtpërdrejtë tha se e llogaritë prej vitit 1998.

“Por, drejtpërdrejt me uniformë kam qenë më ’98-ën nëse nuk gaboj”, tha Buja.

Dëshmitari tha se ka qenë edhe anëtar i redaksisë së gazetës “Zëri i Kosovës”.