Ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgut sot në Kosovë
Ministri i Punëve të Jashtme, Shkëmbimit Tregtar dhe Bashkëpunimit e Veprimit Humanitar të Luksemburgut, Xavier Bettel sot do të qëndrojë në Kosovë. Fillimisht ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme, Shkëmbimit Tregtar dhe Bashkëpunimit e Veprimit Humanitar të Luksemburgut, Xavier Bettel. Takimi nis në orën…
Lajme
Ministri i Punëve të Jashtme, Shkëmbimit Tregtar dhe Bashkëpunimit e Veprimit Humanitar të Luksemburgut, Xavier Bettel sot do të qëndrojë në Kosovë.
Fillimisht ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme, Shkëmbimit Tregtar dhe Bashkëpunimit e Veprimit Humanitar të Luksemburgut, Xavier Bettel. Takimi nis në orën 12:00 në MPJD, e më pas do të ketë konferencë për media.
Bettel do të pritet edhe nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, duke filluar nga ora 13:55, ndërsa, nga ora 15:00 do të ketë konferencë për media.
Ai do të pritet edhe nga presidentja Vjosa Osmani, duke filluar nga ora 15:20.