Plagosja e fëmijës nga vëllai në Suharekë, drejtori i Emergjencës jep detaje
Një 10-vjeçar u plagos aksidentalisht mbrëmë nga vëllai i tij i mitur në Suharekë. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime te rënda dhe pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Prizren, është dërguar në QKUK. Për lajmi.net, drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla ka thënë se i mituri është në gjendje stabile pas kryerjes…
Lajme
Një 10-vjeçar u plagos aksidentalisht mbrëmë nga vëllai i tij i mitur në Suharekë.
Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime te rënda dhe pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Prizren, është dërguar në QKUK.
Për lajmi.net, drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla ka thënë se i mituri është në gjendje stabile pas kryerjes së ekzaminimeve.
“Po një 10 vjeqar është trajtuar mbrëmë në Qendrën e Emergjencës, me plagë sklopetare, pas intervenimit kirurgjik në sallën e Emergjencës nga ekipet e anestezionit, k.vaskulare, ortopedisë dhe k. Plastike, është transferuar në klinikën e ortopedisë për vazhdim të trajtimit, gjendja është stabile”, ka thënë Syla. /Lajmi.net/