Kurti: Diaspora po i përgjigjet thirrjeve tona për investim në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se 7.3 milionë euro do të investohen në qytetin e Kamenicës. Përmes një njoftimi në Facebook Kurti ka bërë të ditur se ky është një investim nga ndërmarrësi në Zvicër në Fidan Haradini. “Diaspora po i përgjigjet thirrjeve tona për investim në Kosovë. 7.3 milionë euro është investimi…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se 7.3 milionë euro do të investohen në qytetin e Kamenicës.
Përmes një njoftimi në Facebook Kurti ka bërë të ditur se ky është një investim nga ndërmarrësi në Zvicër në Fidan Haradini.
“Diaspora po i përgjigjet thirrjeve tona për investim në Kosovë. 7.3 milionë euro është investimi i radhës”.
“E përgëzoj ndërmarrësin tonë nga mërgata Fidan Haradini për këtë kontribut të rëndësishëm nga i cili fitojnë të gjithë dhe i uroj shumë suksese”, ka shkruar Kurti./Lajmi.net/