Lushtaku Sadriu : Mësimi tërëditor do të shtrihet edhe në fshatra
Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Jehona Lushtaku Sadriu, ka bërë vizitë në shkollën ‘Ditët e Minatorit’ në Kishnicë, nga aty ka bërë të ditur se mësimi tërëditor do të shtrihet edhe në fshtra. Lushtaku-Sadriu ka thënë se shkolla ‘‘Ditët e Minatorit” ka potencial që lehtësisht të shëndrrohet në një shembull për të gjitha shkollat e…
Lajme
Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Jehona Lushtaku Sadriu, ka bërë vizitë në shkollën ‘Ditët e Minatorit’ në Kishnicë, nga aty ka bërë të ditur se mësimi tërëditor do të shtrihet edhe në fshtra.
Lushtaku-Sadriu ka thënë se shkolla ‘‘Ditët e Minatorit” ka potencial që lehtësisht të shëndrrohet në një shembull për të gjitha shkollat e fshatrave të rrethit.
Mësimi tërëditor do të shtrihet në fshatra. Aty ku nuk t’a merr mendja, e gjen një shkollë moderne të pajisur me të gjitha kushtet dhe kapacitetet për mësim tërëditor – në Kishnicë në Shkollën ‘Ditët e Minatorit’.Kjo shkollë ka potencial që lehtësisht të shëndrrohet në një shembull për të gjitha shkollat e fshatrave të rrethit.Me pamje rezidenciale, me pak investime dhe me një riorganizim strukturor, kjo shkollë do të jetë model për të gjitha fshatrat, ka shkruar Lushtaku Sadriu.
Kujtojmë që në disa shkolla në Prishtinë është duke u mbajtur mësimi tërëditor./Lajmi.net/