AGK shprehet e shqetësuar për pajisjen gjurmuese në veturën e Vehbi Kajtazit: Autoritetet e sigurisë të hetojnë rastin në detaje
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar me shqetësim pas gjetjes së pajisjes gjurmuese në veturën e gazetarit Vehbi Kajtazi. AGK ka parë këtë rast si të paprecedentë, shkruan lajmi.net. “AGK bën thirrje që autoritetet e sigurisë të hetojnë rastin në detaje dhe të zbardhin sa më shpejt rrethanat e kësaj ngjarjeje. AGK do të…
Lajme
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar me shqetësim pas gjetjes së pajisjes gjurmuese në veturën e gazetarit Vehbi Kajtazi.
AGK ka parë këtë rast si të paprecedentë, shkruan lajmi.net.
“AGK bën thirrje që autoritetet e sigurisë të hetojnë rastin në detaje dhe të zbardhin sa më shpejt rrethanat e kësaj ngjarjeje. AGK do të përcjellë me vëmendje zhvillimet lidhur me rastin në fjalë, deri në sqarimin e tij të plotë nga autoritetet e sigurisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e AGK-së. /Lajmi.net/
Postimi i plotë në Facebook: