SHKK publikon video të transportimit të të burgosurve, tregon profesionalizmin e lartë të këtij njësiti

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka publikuar një video të transportimit të të burgosurve. Përmes një postimi në Facebook, SHKK ka treguar profesionalizmin e lartë të Njësitit të Përcjelljes së Personave të Burgosur, shkruan lajmi.net. “Në këtë video, do të keni mundësinë të shihni përkushtimin, disiplinën dhe përgatitjen e lartë të këtij njësiti të veçantë, i…

Lajme

27/10/2024 16:19

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka publikuar një video të transportimit të të burgosurve.

Përmes një postimi në Facebook, SHKK ka treguar profesionalizmin e lartë të Njësitit të Përcjelljes së Personave të Burgosur, shkruan lajmi.net.

“Në këtë video, do të keni mundësinë të shihni përkushtimin, disiplinën dhe përgatitjen e lartë të këtij njësiti të veçantë, i cili garanton sigurinë dhe mbikëqyrjen e personave të burgosur gjatë transportimit të tyre. Një punë që kërkon vigjilencë të vazhdueshme dhe bashkëpunim të ngushtë me institucionet e tjera të sigurisë dhe të drejtësisë. Një angazhim për siguri dhe drejtësi në çdo mision. Na ndiqni për të vlerësuar këtë shërbim të rëndësishëm dhe për të kuptuar përse siguria është gjithmonë prioriteti ynë më i madh!”, thuhet në postim. /Lajmi.net/ 
Postimi i plotë në Facebook: