Berisha për Mimoza Kusarin: Nëse ka një grim dinjitet ajo duhet të jap dorëheqje dhe ta pranoj gabimin

Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, në një intervistë për GazetaBlic, thotë se nga LVV-ja po mundohen ta mbrojnë Mimoza Kusari-Lilën për komunikimet që i bëri me një kriminel. Berisha thotë se Kusari-Lila, është përzier në krim dhe ka përgjegjësi penale, pasi që Radoiçiqi ka qenë i ndjekur nga shteti i Kosovës.…

Lajme

19/10/2024 14:58

Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, në një intervistë për GazetaBlic, thotë se nga LVV-ja po mundohen ta mbrojnë Mimoza Kusari-Lilën për komunikimet që i bëri me një kriminel.

Berisha thotë se Kusari-Lila, është përzier në krim dhe ka përgjegjësi penale, pasi që Radoiçiqi ka qenë i ndjekur nga shteti i Kosovës.

“Është skandali me kryetaren e grupit që po mundohen me mbrojt për ato komunikimet që i ka pas me një kriminel. Po mundohen me bë që është një manipulim dhe nuk janë të vërteta, por janë saktë të vërteta dhe munden lehtë me u konfirmu. Nuk është cështja se a ka fol shqip apo serbisht, nuk ka rëndësi etnia e atyre që ka fol me ta por ka rëndësi momenti që ka fol me ta, kjo është përzi në krim pra ka përgjegjësi penale sepse ai ka qenë i ndjekur prej shtetit të Kosovës”, tha ai.

Ai thotë se qëllimi i kësaj bisede ka qenë i keq, ku shton se përderisa Policia e Kosovës ishte duke e kërku Radojqiçin për çështje kriminale, këta kanë komuniku më të për të krijuar qeverinë.

“Qëllimi që ka kërku prej Radojqiçit është për me i hjek ushtarët e UÇK prej pagës bazë, me i eleminu, qëllimi ka qenë i keq. Nuk ka rëndësi etnia, sikur edhe të kishte qenë shqiptarë, një kriminel ti nuk guxon me komuniku me to në formën si ka komuniku zonja Kusari. Policia e vendit tonë u kanë duke e kërku për çështje kriminale, këta kanë komuniku me ta për me kriju qeverinë, pastaj këto popullizmat e tyre na nuk kemi komunikim e tu rrejt”, u shpreh deputeti përGazetaBlic.

“Këto si duket janë tu u zbardh dita ditës, unë pres skandale edhe tjera për çdo ditë, pres edhe ingjizime të tjera, pres edhe hajni edhe arrestime, pres që do të ndodhin shpejt. E mira ka qenë që kjo qeveri erdh deri në momentin kur për çdo ditë dalin skandale dhe shpërthim të skandaleve të këtyre njerëzve, kjo është e keqe për vendin”, potencoi deputeti.

Sa i përket Mimoza Kusari-Lila, Berisha thotë se nëse ka një grim dinjitet ajo duhet të jap dorëheqje dhe ta pranoj gabimin.

Ai ironizoi me të duke thënë se ‘nuk shkon kungulli mbi ujë tonë jetën’, ku thekson se kur dalin faktet nuk mund ti mohosh.

“Nganjëherë i them kolegës Mimoza Kusari, nuk shkon kungulli mbi ujë ton jetën, kur dalin faktet nuk mudesh me i mohu, ti ke fol në momentin kur ai Radoiqiç ka qenë i kërkum nga shteti i Kosovës, nuk ec kjo më shumë. Nëse ka një grim integritet, një grim moral ish dasht me dhënë dorëheqje, me thënë po deri qitu ke e kom bo gabimin dhe me dal. Ligji do të funksionoj, mujn me shty kta, mujn me u ‘hingiriz’ me do lule me i dhënë përkrahje, mirëpo mendoj që kjo nuk ish dasht me vazhdu më“, tha Berisha.