Osmani në SHBA: Merr pjesë në disa aktivitete që lidhen me Agjendën për gratë, paqen dhe sigurinë

E para e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se po qëndron  në SHBA ku do të marrë pjesë në disa aktivitete që lidhen me Agjendën për gratë,paqen dhe sigurinë. Në një postim në rrjetin social ‘’Facebook’’ Osmani ka njoftuar për takimet që ka nisur si dhe ka falënderuar për ftesën dhe për ‘’diskutimin dinamik’’. ‘’Sot…

Lajme

18/10/2024 16:34

E para e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se po qëndron  në SHBA ku do të marrë pjesë në disa aktivitete që lidhen me Agjendën për gratë,paqen dhe sigurinë.

Në një postim në rrjetin social ‘’Facebook’’ Osmani ka njoftuar për takimet që ka nisur si dhe ka falënderuar për ftesën dhe për ‘’diskutimin dinamik’’.

‘’Sot filluam me Institutin Ndërkombëtar Republikan (IRI), ku diskutuam mbi bashkëpunimin në fushën e sigurisë, partneritetet, gratë, paqen dhe sigurinë, si dhe të ardhmen e Kosovës.’’-u shpreh Osmani./Lajmi.net/

 

Osmani