Tentativë për vrasje në Pejë, i dyshuari po kërkohet nga policia

Ditën e djeshme në Pejë u raportua një rast tentim vrasjeje. I dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës po ashtu mashkull kosovar, por nuk e ka qëlluar të njëjtin. Policia në vendngjarje ka konfiskuar edhe katër gëzhoja. I dyshuari ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet…

Lajme

18/10/2024 10:38

Ditën e djeshme në Pejë u raportua një rast tentim vrasjeje.

I dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës po ashtu mashkull kosovar, por nuk e ka qëlluar të njëjtin.

Policia në vendngjarje ka konfiskuar edhe katër gëzhoja.

I dyshuari ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në kërkim policor.

Rasti është duke u hetuar.

VRASJE NË TENTATIVË

Pejë 17.10.2024 – 01:22. Është raportuar se ndaj viktimës mashkull kosovar i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me revole në drejtim të tij, por nuk e ka qëlluar. Lidhur me rastin polica në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar 4 gëzhoja, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor, rasti është duke u hetuar.

Tentativë për vrasje në Pejë, i dyshuari po kërkohet nga policia./Lajmi.net