Gërvalla në Lozanë: Fitorja e Ukrainës ndaj Rusisë dhe ndalja e luftës janë jetike

Shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla deklaroi se krahas rëndësisë së strategjive për deminim, fitorja e Ukrainës kundër Rusisë dhe ndalja e luftës janë vendimtare për paqen dhe stabilitetin në Evropë e më gjerë. Duke folur mbi rëndësinë e veprimeve ndaj minave në Ukrainë, në konferencën në Lozanë, Gërvalla shprehu përkushtimin për të kontribuar në…

Lajme

17/10/2024 16:48

Shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla deklaroi se krahas rëndësisë së strategjive për deminim, fitorja e Ukrainës kundër Rusisë dhe ndalja e luftës janë vendimtare për paqen dhe stabilitetin në Evropë e më gjerë.

Duke folur mbi rëndësinë e veprimeve ndaj minave në Ukrainë, në konferencën në Lozanë, Gërvalla shprehu përkushtimin për të kontribuar në misionet ndërkombëtare, duke përdorur përvojat e Kosovës në deminimin e zonave të minuara dhe mbështetjen për luftën e Ukrainës ndaj agresionit rus.

Gërvalla theksoi urgjencën e përfundimit të luftës në Ukrainë, duke paralajmëruar se bashkësia ndërkombëtare po dështon çdo ditë që kjo luftë vazhdon.

“Edhe nëse kjo luftë do të ndalej sot, bashkësisë ndërkombëtare do t’i duhet të merrej edhe për vite të tëra me pasojat e kësaj lufte, me të mbijetuarit, viktimat dhe rindërtimin e Ukrainës. Por lufta nuk po ndalet sot, andaj është e domosdoshme që bashkësia ndërkombëtare të bëjë gjithçka që është e nevojshme për ta ndaluar këtë luftë tani,” tha ajo.