Tri raste të armëmbajtjeve pa leje raportohen në Prishtinë
Tri raste të armëmbajtjeve pa leje janë raportuar së fundi në rajonin e Prishtinës. Një rast u raportua në Prishtinë, ku rasti vazhdon në procedurë të rregullt. Një rast tjetër në Gllogoc, meqë rast i dyshuari është liruar. Po ashtu një rast u raportua sërish në kryeqytet, por se i dyshuari u dërgua në mbajtje.…
Lajme
Tri raste të armëmbajtjeve pa leje janë raportuar së fundi në rajonin e Prishtinës.
Një rast u raportua në Prishtinë, ku rasti vazhdon në procedurë të rregullt. Një rast tjetër në Gllogoc, meqë rast i dyshuari është liruar.
Po ashtu një rast u raportua sërish në kryeqytet, por se i dyshuari u dërgua në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
ARMËMBAJTJE PA LEJE
- Prishtinë 15.10.2024 – 15:35.Pasi i dyshuari mashkull kosovar posedonte me vete një brisk, është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
- Gllogoc 15.10.2024 – 15:07. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pasi tek i njëjti është gjetur në posedim dhe konfiskuar një mjet i mbrehtë (thikë). Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.
- Prishtinë 15.10.2024 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 14 fishekë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.