Bajrami kritikon Qeverinë Kurti: Inflacioni 7.8%, ndërsa nuk ka asnjë reformë fiskale për qytetarët dhe bizneset
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka kritikuar Qeverinë Kurti, pasi që duke përmendur se inflacioni është 7.8%, ndërsa nuk është bërë asnjë reformë strukturore, asnjë reformë fiskale që ua lehtëson jetë qytetarëve dhe bizneseve. Bajrami ka thënë se krejt çka kemi parë për 6 vite është rritja enorme e çmimeve. “Qytetarët dhe bizneset po paguajnë…
Lajme
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka kritikuar Qeverinë Kurti, pasi që duke përmendur se inflacioni është 7.8%, ndërsa nuk është bërë asnjë reformë strukturore, asnjë reformë fiskale që ua lehtëson jetë qytetarëve dhe bizneseve.
Bajrami ka thënë se krejt çka kemi parë për 6 vite është rritja enorme e çmimeve.
“Qytetarët dhe bizneset po paguajnë gjithnjë e më shumë për mallra e shërbime, ndërsa Qeveria përfiton nga rritja e të hyrave prej TVSH-së dhe tatimeve tjera, e është shndërruar në një inkasante dhe shpërndarëse populliste të buxhetit. Çdo rritje e çmimeve do të thotë më pak produkte në shportën e konsumit. Qytetarët po paguajnë më shumë, por po blejnë më pak! Qeverisje e dështuar!”, ka shkruar Bajrami. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: