“Ju ka ikë fija si e hollohopkes, tash kanë me ju dalë krejt”, Valon Syla flet për përgjimet

Analisti Valon Syla u shpreh për nepotizmin  në Qeverinë Kurti duke thënë se “nuk e di se kush ka mbetë nga vëllëzërit e VV-së pa hy në punë”. Ai  në ”Pressing”  komentoi edhe mesazhet që dolën në publik të Dejona Mihalit, për çka u shpreh se “kanë me ju dalë krejt” “Ju ka hjekë fija…

Lajme

15/10/2024 22:40

Analisti Valon Syla u shpreh për nepotizmin  në Qeverinë Kurti duke thënë se “nuk e di se kush ka mbetë nga vëllëzërit e VV-së pa hy në punë”.

Ai  në ”Pressing”  komentoi edhe mesazhet që dolën në publik të Dejona Mihalit, për çka u shpreh se “kanë me ju dalë krejt”

“Ju ka hjekë fija e hollohopkes që derisa t’i mbetë këmba cullak kanë me pa, qata nuk reagojnë e nuk folin nga VV-ja”, u shpreh Syla.

As Mimoza Kusari as Dejona Mihaili nuk guxon me folë me kerkond pa leje të Albin Kurtit, nëse dikush mendon që këto vetë janë hy e Albini s’është, është një e pavërtetë ose mendim naiv i dikujna…”, tha Syla në Pressing, transmeton Express.

“E dyta me rrymë me Nagip Krasniqin, do të ishte në rregull Dejona të përzihej po të ishte pjesë e ministrisë apo deputete, problemi është që kush është Dejona?”, u shpreh Syla.

Sipas tij, Dejonës këtë “fuqi” ja ka dhënë Albin Kurti.

“Tash edhe zorrët në bark kanë me jau nxjerrë”, tha Syla sa i përket daljes së përgjimeve në publik.