Tahiri: Ushtria e Kosovës është krenaria e secilit qytetar dhe nuk duhet të vihet në situata të tilla për shkak të paaftësisë së një qeverie
Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar sot pas problemeve të vazhdueshme me furnizimin me ushqim për ushtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës. Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo gjendje është e papranueshme dhe shqetësuese, shkruan lajmi.net. “Derisa kryeministri Kurti alarmon për rrezikun që vjen nga ushtria…
Lajme
Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar sot pas problemeve të vazhdueshme me furnizimin me ushqim për ushtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo gjendje është e papranueshme dhe shqetësuese, shkruan lajmi.net.
“Derisa kryeministri Kurti alarmon për rrezikun që vjen nga ushtria serbe dhe provokimet e tyre në distancën prej 50 metra nga vija kufitare e shtetit tonë, nga ana tjetër, komandanti i FSK-së paralajmëroi se problemet e shërbimit të ushqimit si dhe mungesa e personelit mund të qojnë në pezullimin e aktiviteteve të saj. Kjo gjendje është jo vetëm shqetësuese por e papranueshme. Ushtria e Kosovës është krenaria e secilit qytetar dhe nuk duhet të neglizhohet e as të vihet në situata të tilla për shkak të paaftësisë së një qeverie. Megjithatë, tashmë vetëm javët na ndajnë nga zgjedhjet e 9 shkurtit përmes të cilave qeveria e ardhshme e udhëhequr nga Bedri Hamza do të restauroj dëmet dhe pasojat e mëdha. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: