Pompa e derivateve ku ndodhi shpërthimi në Pejë, viktima ishte punëtor rreth 45 vjeçar

Një shpërthim i fuqishëm u dëgjua sot në Pejë, saktësisht në dalje të qytetit të Pejës për në Deçan. Si shkak i këtij shpërthimi në një pompë të derivateve, humbi jetën një person dhe u lëndua një tjetër. Kjo është konfirmua edhe nga Prokuroria Themelore në Pejë. “Një person ka humbur jetën si pasojë e…

Lajme

11/10/2024 11:03

Një shpërthim i fuqishëm u dëgjua sot në Pejë, saktësisht në dalje të qytetit të Pejës për në Deçan.

Si shkak i këtij shpërthimi në një pompë të derivateve, humbi jetën një person dhe u lëndua një tjetër.

Kjo është konfirmua edhe nga Prokuroria Themelore në Pejë. “Një person ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit. Në vendin e ngjarjes janë zjarrfikësit, kryeprokurori, policia dhe të gjitha organet kompetente. Nuk kemi ende diçka konkrete se cila ka qenë arsyeja e shpërthimit”, deklaroi Nikçi.

E ngjarja në fjalë ku shpërtheu cisterna ndodhi në pompën e derivateve “Delta Group”.

Sipas informative të para personi që ndërroi jetë ishte punëtor në këtë pompë, rreth 45 vjeçar.

Si fillim rasti u konfirmua nga Policia e Kosovës, ku u tha se ndodhi rreth orës 09:40.

“Rreth orës 09:40 kemi pranuar informatën për një shpërthim, dyshohet se ka shpërthyer një cisternë në pompë të derivateve. Jemi në vendin e ngjarjes, ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar”, tha ai./Lajmi.net/