Lutfi Haziri mori pjesë në takimin PanShqiptar- NdërBallkanik- Euroatlanik, të njohur si “ Takimi i Anamoravës”
Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, Anton Quni, Lirije Kajtazi, Valentina Bunjaku- Rexhepi, Fadil Hadergjonaj, Fatmir Rexhepi e Alban Zogaj, ka marrë pjesë në Takimin e Anamoravës. Haziri ka thënë se në këtë takim është punuar për kauzat e përbashkëta, për një Republikë më të dashur…
Lajme
Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, Anton Quni, Lirije Kajtazi, Valentina Bunjaku- Rexhepi, Fadil Hadergjonaj, Fatmir Rexhepi e Alban Zogaj, ka marrë pjesë në Takimin e Anamoravës.
Haziri ka thënë se në këtë takim është punuar për kauzat e përbashkëta, për një Republikë më të dashur e më stabile, të integruar në BE dhe NATO.
“Isha i nderuar që së bashku me Anton Qunin, Lirije Kajtazin, Valentina Bunjaku – Rexhepin, Fadil Hadergjonaj, Fatmir Rexhepin ,Alban Zogaj dhe shumë miq e bashkëpunëtorë të tjerë, të jem pjesëmarrës i Takimit PanShqiptar – NdërBallkanik- EuroAtlantik, të njohur si “Takimi i madh i Anamoravës”, i cili u mbajt në Përlepnicë të Gjilanit, tek Vali Ranch, nën mikpritjen e sipërmarrësit të suksesshëm, z. Fehmi Fetahu, nën organizimin e Ligës Shqiptare në Botë, Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër dhe Gazetës se Alpeve. Një njeri i madh si z. Ramiz Tafilaj, i cili nga Teksasi i SHBA-ve, përveç ndikimit të madh dhe rolit të tij në çështjen shqiptare, sidomos në çështjen e Pavarësisë së Kosovës, na bashkoi dje të gjithëve për të punuar për kauzat e përbashkëta, për një Republikë më të dashur e më stabile, të integruar në BE dhe NATO. Isha i nderuar që të pranishmëve t’i adresohem me një fjalë rasti, t’i falenderoj për kontributin, investimet dhe kujdesin, që Takimin e Anamoravës ta bëjnë të shënuar, dhe shpresoj shumë që vitin e ardhshëm në të njejtën kohë, të bëhemi bashkë të gjithë, pa dallime politike, e të vazhdojmë traditën e bashkëpunimit, për të mirën e përgjithshme, për atdheun tonë”,- ka thënë Haziri.