Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një 38 vjeçar
Një incident ka ndodhur para disa minutave në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Sipas informacioneve të para, personi i plagosur është rreth moshës 38-vjeçare dhe për momentin është duke u trajtuar në emergjencën e Spitalit të Mitrovicës. Kështu ka konfirmuar…
Lajme
Një incident ka ndodhur para disa minutave në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Sipas informacioneve të para, personi i plagosur është rreth moshës 38-vjeçare dhe për momentin është duke u trajtuar në emergjencën e Spitalit të Mitrovicës.
Kështu ka konfirmuar për Lajmi.net, zëdhënësi për media në rajonin e Mitrovicës Ilmi Prekazi.
“Po e konfirmoj se policia ka pranu informatë se një person është i plagosur me armë zjarri dhe është kuptu se në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë të Jugut aty ka ndodh rasti, personi i lënduar është i moshës 38 vjeçare, është dërgu në emergjencën e spitalit rajonal të Mitrovicës së Jugut ku është duke marrë tretmanin mjekësor, njësit policore janë duke u marrë me hetimin e rastit”, ka thënë Prekazi për Lajmi.net. /Lajmi.net/