Situata e njëjtë çdo ditë, këmbësorët pa trotuar në qendër të Prishtinës

Objekte të vjetruara e të papërdorura ka shumë në Prishtinë. Por padyshim se ato me vlerë të veçantë do të duhej të ruheshin siç duhet, e jo të rrezikonin qytetarët. Ngjashëm është situata e krijuar në rrugën “Luan Haradinaj”, saktësisht tek Qafa ku qytetarët duhet që të dalin në rrugë për të kaluar në anën…

Lajme

02/10/2024 09:13

Objekte të vjetruara e të papërdorura ka shumë në Prishtinë.

Por padyshim se ato me vlerë të veçantë do të duhej të ruheshin siç duhet, e jo të rrezikonin qytetarët.

Ngjashëm është situata e krijuar në rrugën “Luan Haradinaj”, saktësisht tek Qafa ku qytetarët duhet që të dalin në rrugë për të kaluar në anën ku trotuari mungon.

Kjo problematikë është tash e sa vite, e askush nuk është munduar të bëjë zgjidhje.

Edhe sot njëjtë, këmbësorët duhet të dalin tek veturat në mënyrë që të mund të kalojnë, gjë kjo e cila shkakton rrezik për të dyja palët./Lajmi.net/