Takimi i Ministrave në Gjermani,Gërvalla:Do të paraqesë qëndrimet e Kosovës në lidhje me Procesin e Berlinit

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla-Schwarz ka njoftuar se po merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtme në kuadër të “Procesit të Berlinit”. Gërvalla përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka thënë se është ftuar në këtë takim nga homologia e saj gjermane  Annalena Baerbock, ku po marrin…

Lajme

01/10/2024 17:49

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla-Schwarz ka njoftuar se po merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtme në kuadër të “Procesit të Berlinit”.

Gërvalla përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka thënë se është ftuar në këtë takim nga homologia e saj gjermane  Annalena Baerbock, ku po marrin pjesë të gjithë Ministritë e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Pas pjesëmarrjes në Konferencën e djeshme të Koalicionit Global kundër DAESH/ISIS me ftesë të Sekretarit Blinken, të mbajtur në Uashington, sot kam mbërritur në Berlin, ku po marr pjesë në Takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme në kuadër të Procesit të Berlinit, me ftesë të Ministres së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, znj. Annalena Baerbock”, shkroi Gërvalla.

Ajo mes tjerash ka thënë se në këtë takim do të paraqesë qëndrimet e Republikës së Kosovës në lidhje me Procesin e Berlinit.

“Në këtë takim, do të paraqes qëndrimet e Republikës së Kosovës në lidhje me Procesin e Berlinit”, ka shkruar Gërvalla. /Lajmi.net/